BDI: Lajmet e rreme të VMRO-së synojnë të rrënojnë të arriturat e shqiptarëve

-

VMRO-DPMNE vazhdon fushatën e vet të propagandës së pabazë mediatike me lajme të rreme që kanë për qëllim të vetëm defaktorizimin institucional të shqiptarëve në vend, cenimin e vlerës së barazisë dhe defokusimin e opinionit nga prioritetet e zhvillimit dhe eurointegrimit.

Të gjitha pretendimet e këtij subjekti opozitar tashmë me fakte janë demantuar dhe për këtë në mënyrë transparente është i njoftuar edhe opinioni. Në lidhje me akuzat e pabaza dhe tendencioze për kinse parregullsi në shfrytëzimin e energjisë elektrike në shtëpinë e kryetarit Ali Ahmeti, më datë 27 Shtator të vitit 2021, EVN u prononcua zyrtarisht se në inspektimin e realizuar nuk është konstatuar asnjë parregullsi e vetme.

Sa i takon “numëratorit të parave”, opinioni tashmë e di se fotografia e kryetarit Ali Ahmeti është realizuar në zyrat e një kompanie në Republikën e Kosovës dhe kjo u konfirmua me reagime nga vetë udhëheqësit e asaj kompanie.

Publiku e sheh si ironike që VMRO të flasë për korrupsion të të tjerëve kur faktet flasin vetë dhe qytetarët tashmë janë plotësisht të vetëdijshëm.

Të gjitha akuzat e pabaza, por edhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim nuk tregojnë asgjë tjetër përveçse pamundësinë e VMRO-së për të ndryshuar realitetin dhe hapërimin e vendit drejt zhvillimit më cilësor, ku pozicioni i BDI-së me legjitimitet të plotë nga populli që nga themelimi i saj ka qenë të sigurojë të ardhmen proeuropiane të vendit dhe vlerat e demokracisë europiane për shoqëri që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Është plotësisht e qartë se VMRO nuk do një parti shqiptare të fuqishme që faktorizon vendin, që është në maksimum e angazhuar për të ruajtur frymën proeuropiane, por dëshiron bashkëpunëtor dhe argat të saj dhe të Levicës në qëndrimet antishqiptare, anti Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës, marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që u dëshmua qartë edhe përmes koalicionit të dështuar puçist “61”.

VMRO duhet të kuptojë se sukseset e arritura tashmë për 20 vite më radhë që e kanë bërë këtë vend vatër të demokracisë së mirëfilltë, nuk janë vetëm suksese të BDI-së, por të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...