Aplikacioni fantom “Big Comerce+” ashtu siç pritej ka rezultuar një mashtrim i madh. Prej 3 ditësh kur dhe ndodhi ndryshimi i domenit të aplikacionit, pranon por nuk kthen paratë për shfrytëzuesit e vet.
Ishte një paralajmërim nga eksperët që tani mund të vërtetohet me saktësi. Në redaksi janë paraqitur me dhjetra raste që kanë aplikuar për transfere të mjeteve nga Big Comerce në Binance dhe pas 72 orëve nuk u kanë arritur. Më herët praktikë ka qenë që transferi i mjeteve të bëhej për 24 orë. Me ndryshimet e fundit në aplikacion nënvizohet që transferi do të bëhet për 72 orë. Pikërisht këtu qëndron manipulimi i madh. Njerëzit presin transferet që nuk po bëhen, ndërkohë që aplikacioni pranon të deponohen para. Do të thotë, po shfrytëzohen ditët e fundit që njerëzit të deponojnë para por të mos mund t’i transferojnë dot në llogaritë e tyre në Binance.
Ky hap i mashtruesve po shënon fillimin e fundit të mashtrimit të madh që u bëhet njerëzve që vendosën të shtyjnë mjetet e tyre financiare me bindje që përmes reklamimit të brendeve të njohura E bay, Walmart, Wish, Amazon të përfitojnë përqindje, njofton Gostivari Sot
Aplikacioni funksionon normalisht, por transferet për marrjen e parave nuk po realizohen. Së fundmi, aplikacioni i ri i aplikacinit fantom është regjistruar në SHBA.
Siç njoftuan mediat, i gjithë Ballkani por edhe vende nga Azija dhe Afrika janë të zhytur në euforinë Bigcommerce.

Shumë qytetar në rrjetet sociale janë ankuar se mënyra e vjetër e tërheqjes për 72 orë nuk funksionon.
Një gjë e tillë haset edhe blogjet e ndryshme evropiane ku shumë më tepër ngriet dyshimi se Bigcommerce është një mashtrim.
Financial blog eu shkruan se kjo paraqet një skemë të dyshimtë ku rregullat e lojës nuk janë të përcaktuara. Mbetet të shihet se si do të vazhdoj kjo skemë financiare.
Organizatorët e mashtrimit masiv që në fillim filluan piraterinë duke i vjedhur brendim firmës së njohur amerikane BigComerce. Edhe aplikacioni nuk mund të shkrarkohej nga celularët smart për mes Story por përmes linkut që shpërndahej në rrjetet sociale.