Gjobiten 229 persona në Shkup për kundërvajtje në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 229 masa, prej të cilave 75 janë për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 28 masa për vozitje pa leje, 32 për kundërvajtje ndaj këmbësorëve”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar tre gjoba për vozitje në telefon dhe dy masa për mosmbajtje të rripit të sigurisë.