Turqi, vaksina Turkovac do të administrohet si dozë e tretë

Mbi 1.000 vullnetarëve, të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës BioNTech të paktën 90 ditë më parë, do t’u administrohen vaksinat dhe studimi pritet të përfundojë brenda tre muajve.

Autoritetet shëndetësore në Turqi janë gati të përdorin vaksinën e prodhimit vendas kundër COVID-19, Turkovac, si një dozë përforcuese pas pranimit të dy vaksinave BioNTech, raporton Anadolu Agency (AA).

Dr. Ihsan Ateş, kryemjeku i spitalit të qytetit të Ankarasë, tha se Turkovac do të administrohet te vullnetarët, të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës BioNTech të paktën 90 ditë më parë, si pjesë e provave të Fazës 2b.

Sipas mjekut Ateş, gjithsej 1.034 vullnetarëve do t’u administrohen vaksinat dhe studimi pritet të përfundojë brenda tre muajve.

Për më tepër, ai shtoi se vaksinat Turkovac do t’u jepen adoleshentëve si dozë e parë, ndërsa gratë shtatzëna do ta marrin vaksinën që nga java e ardhshme.

Në përputhje me studimin pilot për ata më të rinj se 18 vjeç, 50 vullnetarë të moshës 16-18 vjeç do të pranojnë vaksinën Turkovac.

Gjithashtu, vaksina do t’i jepet edhe 100 vullnetarëve të tjerë të moshës 12-16 dhe 5-12 vjeç.