Në poligonin e armatës “Krivollak” sot do të zhvillohen stërvitjet e fluturimit nga forcat ajrore të SHBA-së, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të stërvitjes së përbashkët të rregullt të NATO-s. Këto stërvitje zhvillohen si pjesë e aktiviteteve përfundimtare të stërvitjes “Neptune Strike 22”, e cila mbahet në rajonin mesdhetar në periudhën nga 24 janari deri më 05 shkurt të vitit 2022.
“Aktivitetet stërvitore të dy avionëve “F-18” nga aeroplanmbajtësja e marinës së SHBA-së “Hari Trauman” do të zhvillohen në koordinim me komponentën ushtarake tokësore me kontrollimin e sistemit të navigacionit me veprimin e caqeve tokësore nga ajri. Aktivitetet e njejta stërvitore të aviacionit mbi PA “Krivollak” edhe njëherë do të përsëriten gjatë ditës së nesërme”, informon Ministria e Mbrojtjes.
Nga Ministria shtojnë se pas integrimit të plotë të shtetit në NATO është edhe përfshirja në sistemin e Air Policing, me pjesëmarrje të avionëve ushtarak në aktivitete të tilla stërvitëse konfirmohet aftësia për pjesëmarrje të koordinuar në çdo lloj aktiviteti stërvitor të përbashkët të NATO-s, ndërveprueshmëria dhe aftësia për integrim të sistemit ajror për mbrojtje të vendeve anëtare të NATO-s.
Gjatë vitit të kaluar 2021, nga Ministria e Mbrojtjes përkujtojnë se mbi PA “Krivollak”, në aktivitete stërvitore nga ajri mori pjesë edhe avioni “AS-130” nga përbërja e aviacionit ushtarak të SHBA-së në suaza të stërvitjes së forcave speciale të Armatave të SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut “Trojan Footprint 21”.