Numri i rasteve aktive në shtet është 14.336 prej të cilëve numri më i madh 8031 janë në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara dje janë bërë 4.667 teste, ndërsa janë regjistruar 1.543 raste të reja me Kovid-19, 18 të vdekur dhe 1.961 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 270.897, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve është 8.470, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.336.