Shtresë më të lartë e dëborës mëngjesin e sotëm është regjistruar në Mavrovë, ku është regjistruar shtresë e borës prej 50 centimetra, në Kodrën e Diellit lartësia e shtresës së borës është 38 centimetër, ndërsa në Krushevë 30 centimetra, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturë më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur në Kodrën e Diellit, në Mavrovë -6, Ohër, Manastir dhe Krushevë -4. Një gradë Celsius mbi zeron është matur në Shtip, Strumicë dhe Demir Kapi, në Shkup 3 gradë Celsius, Dojran 4 dhe në Gjevgjeli 6 gradë Celsius.