Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot dhe nesër do të qëndrojnë në vizitë pune në Bruksel.
Sot kryeministri Kovaçevski, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska do të kenë takim me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit do të vijojë konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe sekretarit gjeneral të NATO-s, Stoltenberg.
Kovaçevski do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishell dhe me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsolla, ku do të shoqërohet edhe nga Mariçiqi dhe Osmani.
Nesër Kovaçevski do të ketë takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, në të cilën do të marrin pjesë edhe Mariçiqi dhe Osmani.