Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

-

Nëse kafeja është një pjesë e rëndësishme e rutinës tuaj të mëngjesit ose e përdorni atë kur keni nevojë për më tepër energji, këshillohet të vononi konsumin e filxhanit tuaj të parë.

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?
Pas pak mëngjesit
Kafeja përmban kafeinë, stimulues ky që mund të rrisë nivelet e kortizolit.

Kortizoli është hormoni kryesor i stresit në trupit dhe ndihmon në rregullimin e metabolizmit, sistemit imunitar dhe sheqerit në gjak.

Nivelet e kortizolit rriten natyrshëm dhe arrijnë kulmin rreth 30 deri në 45 minuta pas zgjimit.

Për shkak se kortizoli stimulon metabolizmin tonë, ai jep më shumë energji dhe vigjilencë gjatë kësaj periudhe të ditës.

Për të shmangur një rritje të madhe të kortizolit, këshillohet që t’a pini filxhanin e parë të kafesë rreth një orë pasi të zgjoheni.

Para stërvitjes
Nëse dëshironi të përmirësoni seancën tuaj stërvitore ose keni punë të rëndësishme për të bërë, AgroWeb.org ju sugjeron t’a pini filxhanin e kafesë 30 minuta përpara.

Sipas ekspertëve pirja e kafesë përpara stërvitjes mund t’ju japë më shumë energji, t’ju ndihmojë me fokusin dhe koordinimin dhe duke ulur perceptimin tuaj për dhimbjen.

Pas një gjumi të keq
Kafeja mund të jetë gjithashtu e dobishme kur keni humbur një natë gjumi.

Në një studim studiuesit zbuluan se me kafeinë, ju mund të arrini vigjilencën duke pirë 200 miligramë ose rreth 2 filxhanë kafe, menjëherë kur zgjoheni.

Sa kafe duhet të pini?
Ekspertët rekomandojnë marrjen e jo më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë, ose rreth 4 ose 5 filxhanë kafeje.

Për njerëzit që kanë intolerancë ose ndjeshmëri ndaj kafeinës, mund të jetë e dobishme të ulin ose eliminojnë kafeinën.

Koha më e keqe për të pirë kafe
Kafeina ka aftësinë të përmirësojë performancën, por një nga efektet anësore të kafeinës është privimi nga gjumi.

Prandaj preferohet të shmanget pirja e kafesë gjatë pasdites dhe nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës të konsumohet vetëm gjatë paradites.

Lajmet e fundit

Zyrtare, Julian Nagelsman trajner i ri i Gjermanisë

Julian Nagelsman do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares,...

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...
- Advertisement -

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...