Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali zhvilloi një takim me krerët e bashkësive fetare në Maqedoninë e Veriut.
Në takim është diskutuar për ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19, ndërkohë që ministri Sali deklaroi se aktualisht vaksinimi është mundësia e vetme për mbrojtje nga kjo sëmundje.
“Jemi mbledhur sot në këtë vatër shpirtërore, aty ku para 112 vjetëve u pagëzua Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë, për të dhënë po ashtu një mesazh që e afirmon jetën. Unë jam i nderuar që në pari të parisë religjioze të vendit tonë, këtyre njerëzve që gëzojnë kaq shumë respekt e dashuri nga grupi i besimtarëve të tyre të japim mesazhin se mundësia e vetme më e mirë dhe e dëshmuar si e drejtë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19 është pikërisht vaksinimi”, tha Sali.