Moti sot me vranësira

Mot me vranësira dhe me periudha të diellit. Në zonat malore do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht në pjesët lindore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 2 deri 8 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.

Deri të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Reshje lokale të shiut dhe të borës do të ketë të shtunën nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Nga e hëna do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturave ditore.