Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga ekipet komunale dhe banorë lokalë, sot ka inspektuar nga afër punimet për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Jahja Pasha”, njofton indeks.mk
Ganiu ka njoftuar se punimet do të vazhdojnë me intensitet tejet të lartë dhe do të përmirësojnë dukshëm jetesën e qytetarëve.
Ai thotë se mjetet për projekt janë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që e drejton ministri Naser Nuredini.
“Punimet do t’i vazhdojmë me rikonstruimin e ujësjellësit në këtë rrugë që po realizohet në gjatësi prej 335 metrash, bashkë me tri rrugë të tjera, “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash, “RifatBurxheviq”, në gjatësi prej 275 metrash dhe “Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash, që është investim prej mbi 18.500.000 denarë, mjete këto që janë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që e drejton ministri Naser Nuredini”, ka thënë Ganiu.