Kuvendi i Malit të Zi sot pritet të debatojë për propozimin e kryeministrit aktual Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq. Pritet që seanca të zgjasë tri orë.
Në propozimin për shkarkimin e Abazoviqit thuhet se deputetët e Lëvizjes qytetare URA, së bashku me një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe partive të tjera të pushtetit të kaluar, kanë shtruar kërkesë për ‘të votuar mosbesim ndaj Qeverisë.
“Abazoviq, si kryetar i kësaj organizate politike, publikisht nuk e kontestoi këtë nismë, e cila drejtpërdrejtë e vendosë në radhën e atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të definuar bashkërisht”, thotë Krivokapiq në shtjellimin e tij.