Çdo i treti i testuar rezulton pozitiv për Covid-19. Aktivë janë 13.962, ndërsa më shumë se gjysma – 7624 janë në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë kryer 4811 teste, janë regjistruar 1715 raste të reja me KOVID-19, 24 persona kanë vdekur dhe 2057 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 274.144, numri i të shëruarve është 251.688, numri i të vdekurve është 13.962.