MPJ-Maqedoni: Mendimet e anëtarëve të Komisionit për Histori nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërorePuna e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme. “Pas daljeve të fundit publike të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, dëshirojmë të theksojmë se puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.

-

Puna e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme.

“Pas daljeve të fundit publike të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, dëshirojmë të theksojmë se puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.

Në përputhje me nismën e fundit të dy vendeve, të konfirmuar në seancën e përbashkët të dy Qeverive, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, mirëpresim vendimin e dy bashkëkryesuesve të Komisionit për intensifikimin e punës së Komisionit, me qëllim tejkalimin e dallimeve për çështjet më të ndjeshme.

Ne e kuptojmë nevojën që anëtarët e Komisionit, veçanërisht të bashkëkryesusve të tyre, t’i paraqesin publikisht qëndrimet dhe opinionet e tyre, por të njëjtat nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore dhe as si pjesë e qëndrimeve politike të dy Qeverive.

Që këtu, të dy Qeveritë u bëjnë thirrje edhe një herë të gjithë faktorëve, përfshirë këtu edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Historike, që të ruajnë dinamikën e aktiviteteve tashmë të dakorduar, që korrespondon me intensitetin e ri të komunikimit të forcuar mes dy vendeve, me qëllim që të shfrytëzohet momentumi i ri për kapërcimin adekuat të dallimeve midis dy vendeve dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.”, thonë nga MPJ.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...
- Advertisement -

Turqia nuk ndalet, kryen sulme të tjera ndaj PKK-së në Irak

Bayraktar Kızılelma and the Akıncı UCAV conduct a formation flight, Tekirdağ, Türkiye, April 24, 2023. (Courtesy of Baykar)Forcat...

Trajneri i Çekisë: Është e vështirë, por në Shqipëri luajmë për gjithçka

Czech Republic coach Jaroslav Silhavy gestures during the UEFA Nations League soccer match between Portugal and the Czech...