Hakerët grek pretendojnë se kanë hakuar MASh në RMV

Në internet mbrëmjen e 6 shkurtit një grup i hakerëve grek bënë të ditur se kanë hakuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut. Të pyetur nga TV21, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk komentojnë sulmin eventual, ndërkaq theksojnë se pamjet e publikuar janë të rrejshme dhe se në objektin e MASh nuk ka kamera sigurie. Informacionet për hakimin e MASh janë publikuar në Twitter profilin me emër Powerful Greek Army, ose Armata e Fuqishme Greke.