Paga minimale 18 mijë denarë, ministrja siguron se buxheti mund ta përballon

-

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska është optimiste se sot në Këshillin Ekonomik-Social do të gjendet zgjidhja më adekuate e pranueshme për të gjithë partnerët socialë.

Në intervistën e sotme për televizionin 24, Trençevska tha se kërkesa e Lidhjes së Sindikatave të cilin e mbështesin edhe sindikatat tjera është reale sepse është sipas shpenzimeve të jetës dhe shportës konsumatore.

“Besoj se në Këshillin Ekonomik-Social, propozimi do të pranohet nga të gjithë partnerët socialë. Kur kemi dialog konstruktiv të KES, gjithmonë arrijmë zgjidhjen e cila është më e mira për të gjitha palët e përfshira. Buxheti është në kondicion të mirë dhe çdo zgjidhje e propozuar do të jetë e mbështetur me financa”, theksoi Trençevska.

Në intervistë, siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska ka theksuar se përmirësimi i statusit ekonomik të punëtorëve është prioritet i lartë i Qeverisë dhe se paga minimale do të rritet.

Sindikatat kërkojnë paga minimale të rritet menjëherë në 18 mijë denarë, ndërsa sipas përllogaritjeve të punëdhënësve ajo do të duhej të ishte 16.300 denarë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Ekonomik – Social të mbajtur të premten, Konfederata e Biznesit doli me propozim për subvencionimin e një pjese të rritjes së pagës minimale. Për të gjitha propozimet e deritanishme sot pritet të debatojë Këshilli Ekonomik i Qeverisë pas çka do të mbahet Këshilli Ekonomik-Socia

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...