Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike, Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjvënës juridik.
Komisioni ligjvënës-juridik do të mbajë tre seanca, në të cilat do të shqyrtohen shumë ligje me flamur evropian, ndër të cilët edhe Propozim ligji për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, në lexim të parë.
Në rend dite të seancës së Komisionit për çështje ekonomike janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për institucionet në lexim të parë si dhe propozim plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2022.
Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do t’i shqyrtojnë propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese në lexim të parë si dhe planin financiar të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2022.
Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është Statusi i Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostolski” – Shkup, në fazë të parë