Deputetët vizitojnë Agjencinë e Zbulimit

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë caktuar seanca për tre komisione kuvendore, anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje ndaj punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë për zbulim do ta vizitojnë Agjencinë për Zbulim.

Komisioni për Financim dhe Buxhet do ta mbajë seancën e 34-të në rend dite të së cilit janë plani financiar i Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2022, si dhe Propozim ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe të Ligjit për lojërat e fatit.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive duhet ta vazhdojë seancën e 37-të në rend dite të së cilës janë raportet vjetore për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2020 dhe të prokurorive publike për vitin 2020, si dhe Raportin për realizimin e Buxhetit gjyqësor për vitin 2020.

Komisioni për çështje ekonomike,  duhet ta vazhdojë seancën e 10-të në rend dite të së cilës kanë mbetur Propozim plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe Propozim vendimi për konfirmimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore për financim.