Osmani: Deklarata për Goce Dellçevin e dorëzuar në Kuvend na kthen prapa në procesin e bisedimeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se deklarata për Goce Dellçevin e dorëzuar në Kuvend nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare na kthen prapa në procesin e bisedimeve me Bullgarinë për tejkalimin e dallimeve dhe zhbllokimit të integrimit evropian të vendit.

“Një iniciativë të ngjashme kishte VMRO e Karakaçonovit në Kuvendin bullgar sa i përket Shën Cirilit dhe Metodit. Deshën që Parlamenti t’i definojë çështjet historike. E tani ajo që kanë emra të njëjtë partitë, nuk duhet të kenë edhe qëndrime të njëjta. Nëse hyjmë në një garë të këtillë, ne sot Goce Dellçev, nesër Kuvendi bullgar tekst edhe më të fuqishëm për Goce Dellçevin, pastaj ne më vonë, ne hyjmë në rreth magjepsës të marrëdhënieve, jo vetëm me Bullgarinë, por edhe në përgjithësi brenda në shtet. Ashtu që mendoj se nuk duhet historinë ta shfrytëzojmë si platformë për ndërtim të karrierave tona politike, për çështje dhe zënka ditore politike. Këto janë çështje për të cilat është shumë i rëndësishëm uniteti mbipartiak që të mbrohen disa çështje të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, por para së gjithash, kjo të mos bëhet temë për zënka ditore politike”, tha Osmani një paraqitje televizive.

Në kuadër të aktiviteteve të dakorduara në grupet e punës të formuara në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare që u mbajt në kryeqytetin bullgar më 25 janar, gjatë kësaj jave, më 10 ose 11 shkurt, të dyja ministritë e Punëve të Jashtme, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, në Sofje do t’i vazhdojnë bisedimet në nivelin e ekspertëve për pakon e çështjeve politike në përpjekje për tejkalimin e dallimeve mes të dyja vendeve. Më 10 shkurt do të mbahet edhe takimi i Grupit të Punës për Infrastrukturë, ndërsa fluturimi i parë në relacionin Sofje – Shkup duhet të realizohet në datën 11.