Kryeredaktori i “Kohës”, “kapet” me Taravarin për “rastin Ëmbla”

Kryeredaktori i të përditshmes “Koha”, Vedat Memedaliu, është ka kritikuar kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për rastin “Ëmbla”.

Memedaliu ka thënë se nuk po gjen asnjë arsye të vetme për të arsyetuar vepriin e Komunës së Gostivarit, respektivisht Taravarit, për t’i dalë në mbrojtje drejtorit të Shkollës Fillore “Bashkimi”, që sipas Memedaliut, veproi në kundërshtim me ligjin. Memedaliu më tej ka shtuar se asnjë argument nuk është në anën e Taravarit kur thotë se Ëmbla është autike. Shprehet i shqetësuar për keqpërdorimin e vazhdueshëm të emrit të Ëmblës.

“Po mundohem te gjej një arsye te vetme e të shëndoshë se pse Komuna e Gostivarit vazhdon ta mbrojë me aq ngulm drejtorin e shkollës që, në kundërshtim me ligjin për arsim fillor, është tallur me Ëmblën 11-vjecare. Nuk po gjej as edhe një emër dhe mbiemër të ndonjë femije tjetër, për të cilët kryetari i Gostivarit thotë se janë rrezikuar nga Embla. Nuk e pamë as edhe një argument më të vogël shëndetësor të kryetarit të Komunës qe thotë se Embla, përveç me Sindromen Daun, vuan edhe nga autizmi! Dhe, emri i Embles vazhdon te keqpërdoret vetëm e vetëm për ta mbrojtur një drejtor idiot dhe ca prindër injorantë qe, pasi e panë turpin e peticionit – shpikin, gënjejnë dhe bullizojnë edhe fëmijët e tyre të shendoshë”, ka shkruar Memedaliu.