Për dy centimetra është rritur niveli i Liqenit të Ohrit, ndërsa nivelet e dy liqeneve tjera natyrore janë të njëjtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Megjithatë, niveli i Liqenit të Ohrit është më 14 centimetra më i ulët se mesatarja shumë vjeçare për muajin shkurt, njëjtë si tek Liqeni i Prespës ku është për 1.63 metra më i ulët se mesatarja dhe është tre centimetra nën minimumin absolut 842,25. Niveli, megjithatë i Liqenit të Dojranit është për 2,87 metra më i lartë se mesatarja.
Nivelet e lumenjve tek pjesa më e madhe e lumenjve janë më të ulëta se mesatarja dhe shënojnë rritje të lehtë ose ulje në krahasim me ditën e djeshme. Vetëm niveli i lumit Sateska, në vendin matës në Botun, është pothuajse tre herë më i lartë se dje, por megjithatë është afër dyfish më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.