Shefik Duraku braktis Selën dhe Aleancën

-

Shumë pakënaqësi mbrenda Aleancës për Shqiptarët pas humbjeve tê një pas njëshme që kanë pasur dhe po largohen edhe persona që me vite i kanê shërbyer kësaj partie, i tillë ështe edhe Shefik Duraku ku sot bêri të ditur largimin e tij nepermjet një shkrimi në Facebook i cili shënoj:

Të nderuar miq,kolegë dhe bashkëpunëtorë.
Kaq ishte!
Sot përfundon çdo angazhim politik i imi pran Aleancës për Shqiptarët.
Plot 5 vite punuam dhe kultivuam shpirtin opozitarë duke sakrifikuar në çdo moment,gjithnjë duke besuar se ndryshimi mund të ndodhë.
Bsshkarisht arritëm rezultate të shkëlqyera,unë kamë takuar dhe kamë fituar shumë miq e shokë të sinqertë e idealistë brenda Aleancës,për këtë jamë krenarë,do të vazhdoj edhe më tutje të jem miku juaj.
Aktiviteti im politik brenda Aleancës është I dukshëm,leht i evidentueshëm dhe mbi të gjitha shumë transparent dhe I sinqertë,por ja që nuk ka hapësirë më të vazhdoj të punoj, arsyet i dinë dhe ua kam thënë atyre që duhet ti dijnë, për shokët dhe miqtë e mi ky vendim nuk është aspak befasues sepse shumë herë kemi debatuar për këtë temë..
Duke dashur që të ju kursej nga ndonjë debat jo-produktiv (ndoshta dhe i ulët) nuk dua të hy në detaje për arsyet e sjelljes së një vendimi të këtillë për tu larguar nga Aleanca për Shqiptarët.
Koha është dëshmitari dhe gjykuesi më I drejtë, gjithçka në kohën e vetë dhe vendin e vetë.
Faleminderoj shumë aktivistë të sinqertë me të cilët kamë punuar një kohë të gjatë e të cilët i çmoj shumë.
Lufta ime politike kundër këtij pushteti do të vazhdoj,sepse ky pushtet që moti është dashur që të ikë,por fatkeqësisht ende po qëndron,por ende ka kohë dhe mundësi që të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar këtë pushtet.
Me respekt: Shefik Duraku

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...