Ka forca retrograde edhe në vend edhe në Bullgari të cilat duan ta pengojnë procesin për gjetjen e zgjidhjes me Sofjen, por kjo nuk do t’i pengojë aktivitetet e filluara të përbashkëta për ndërtim të besimit dhe fqinjësisë së mirë, sigurojnë Shkupi dhe Sofja. Bisedimet e të dyja palëve vazhdojnë gjatë kësaj jave në nivel të ekspertëve për pakon e re të çështjeve politike në përpjekje që t’i tejkalojnë dallimet. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka devijim nga agjenda evropiane.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në një intervistë për Alsat theksoi se pas formimit të të dyja qeverive, në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, edhe pas vizitës së kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, ishte dakorduar që të hapet faqe e re e bisedimeve.
“Edhe unë edhe kryetari i qeverisë bullgare dhe anëtarët e qeverisë sipas gjitha gjasave të nisur nga ajo që të hapim dialog i cili do ta kthejë atmosferën pozitive, por ne ishim të vetëdijshëm se menjëherë do të paraqiten forca retrograde të cilat do të shohin se si ta pengojnë atë proces. Ato forca të cilat janë prezente edhe në njërin edhe në shtetin tjetër ekzistencën e tyre politike e bazojnë në këtë problem. Sepse, nëse nuk ekziston problemi ato nuk mund të ekzistojnë si paradigmë politike, këtë e kemi pasur edhe në të kaluarën. Kur u hapën bisedimet, menjëherë u hapën tema dhe provokime të cilat i shohim të cilat ndodhin dhe të cilat nuk duan të arrihet zgjidhja”, konsideron Kovaçevski.
Sipas tij, shumica e qytetarëve edhe në të dyja shtetet duan të gjendet zgjidhje, sepse, siç tha, Republika e Maqedonisë së Veriut e meriton datën për bisedime me BE-në.
Kovaçevski tha se ekziston mundësia që të dyja proceset – integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe bisedimet të udhëhiqen paralelisht, por kjo, do të varet nga marrëveshja të cilën do ta arrijnë, nëse e arrijnë. “Unë jam për zgjidhje të shpejtë ne duhet t’i fillojmë më shpejtë bisedimet, por nuk jam për zgjidhje të përshpejtuara,”, tha Kovaçevski,. Nuk ka devijim nga angazhimet për fillimin e bisedimeve me BE-në, por, theksoi se asnjëherë nuk lidhet për data.
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov në deklaratë për gazetarët bullgarë të cilët raportuan për vizitën e tij në Beograd, tha se ka pasur bisedë telefonike me kolegun maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov, duke e komentuar dëmtimin e kurorave që delegacioni bullgar i vendosi në varrin e Goce Dellçevit në Shkup, tha se provokues do të ketë çdoherë.
Petkov pret të ketë zero tolerancë për provokime dhe beson se kjo kurrsesi nuk do ta ulë shpejtësinë apo t’i parandalojë aktivitetet e filluara të përbashkëta.
“Ne kemi qëllim të përbashkët, e ai është fqinjësia e mirë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale”, theksoi kryeministri bullgar, Kiril Petkov.
Shefi i dip,omacisë, Bujar Osmani në takimin me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së të akredituar në vend, deklaroi se Maqedonia e Veriut në vitin 2021 ka arritur shkallë të lartë të harmonizimit me pozicionet e BE-së, deri në 96 për qind, që është një indikator se vendi ndan vlerat dhe parimet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Në takim, siç ka bërë të ditur MPJ, Osmani ka brifuar edhe dhënë pasqyrë për ndodhitë aktuale në lidhje me agjendën evropiane të vendit, veçanërisht për sfidat në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë dhe procesin e miratimit të kornizës negociuese si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në.
“Maqedonia e Veriut ka demonstruar përkushtim ndaj integrimit evropian, procesit të reformave dhe bashkëpunimit rajonal, duke krijuar kështu kredibilitet strategjik para partnerëve të saj. Nuk heqim dorë nga ambicia jonë për të vazhduar integrimin e jashtëm me fqinjin tonë më të afërt, që dëshirojmë të rezultojë me marrëdhënie të mira fqinjësore stabile dhe cilësore dhe me potencial për të kaluar në një miqësi të qëndrueshme me besim të fortë të ndërsjellë”, tha Osmani.
Bashkëraportuesit e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës – APKE për dialogun post-monitorues me Maqedoninë e Veriut në raportin e tyre të publikuar këto ditë në Strasburg, vlerësojnë se premtimi i mospërmbushur i BE-së për hapje të negociatave inkuadruese me vendin “e ka nxitur destabilitetin politik në shtet, paqartësi dhe zhgënjim”. megjithatë, ata i inkurajojnë autoritetet, opozitën dhe shoqërinë qytetare të mbeten të përkushtuar ndaj qëllimeve të tyre evropiane dhe të vazhdojnë të punojnë me Këshillin e Evropës.
Vendi, bëhet e ditur mes tjerash, bëri “shumë përpjekje për t’i përmirësuar standardet e veta” në vitet e fundit, por ky përparim “duhet të konsolidohet dhe ligjet tërësisht të zbatohen”.
“Gjasat për integrim në BE mund të jenë faktor i fuqishëm për nxitjen të bëhen reforma, të përmirësohen normat dhe në fund të përmirësohen kushtet për jetë”.
Në kuadër të aktiviteteve të dakorduara në grupet e punës të formuara në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare që u mbajt në kryeqytetin bullgar më 25 janar, gjatë kësaj jave, më 10 ose 11 shkurt, të dyja ministritë e Punëve të Jashtme, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, në Sofje do t’i vazhdojnë bisedimet në nivelin e ekspertëve për pakon e çështjeve politike në përpjekje për tejkalimin e dallimeve mes të dyja vendeve. Më 10 shkurt do të mbahet edhe takimi i Grupit të Punës për Infrastrukturë, ndërsa fluturimi i parë në relacionin Sofje – Shkup duhet të realizohet në datën 11.
Në ndërkohë, në vend vazhdon polemika ndërpartiake rreth Goce Dellçevit, një nga çështjet e hapura në relacionin Shkup – Sofje. Në këtë kontekst, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e komentoi Deklaratën për Goce Dellçevin e dorëzuar në Kuvend nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare, me vlerësim se ajo nënkupton kthim prapa në procesin e bisedimeve me Bullgarinë për tejkalimin e dallimeve dhe zhbllokimit të integrimit evropian të vendit.
“Një iniciativë të ngjashme kishte VMRO e Karakaçonovit në Kuvendin bullgar sa i përket Shën Cirilit dhe Metodit. Deshën që Parlamenti t’i definojë çështjet historike. E tani ajo që kanë emra të njëjtë partitë, nuk duhet të kenë edhe qëndrime të njëjta. Nëse hyjmë në një garë të këtillë, ne sot Goce Dellçev, nesër Kuvendi bullgar tekst edhe më të fuqishëm për Goce Dellçevin, pastaj ne më vonë, ne hyjmë në rreth magjepsës të marrëdhënieve, jo vetëm me Bullgarinë, por edhe në përgjithësi brenda në shtet. Ashtu që mendoj se nuk duhet historinë ta shfrytëzojmë si platformë për ndërtim të karrierave tona politike, për çështje dhe zënka ditore politike. Këto janë çështje për të cilat është shumë i rëndësishëm uniteti mbipartiak që të mbrohen disa çështje të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, por para së gjithash, kjo të mos bëhet temë për zënka ditore politike”, tha Osmani në emisionin e mëngjesit “Zdravo Makedonijo” (Përshëndetje Maqedoni) në TV Kanal 5.
Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në emisionin “Objektiv” në RTM tha se Deklarata për Goce Dellçevin është dorëzuar me qëllim që të përkrahet dhe të jenë vijat e kuqe përveç Rezolutës që është votuar në Kuvend.
“Të mësuar nga e kaluara, ne besojmë se duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për këtë çështje në lidhje me negociatat e hapura me Sofjen për të mos shkuar përtej atyre vijave të kuqe… Nëse qeveria thotë se askush nuk e prek identitetin maqedonas, ja një shans për të mbrojtur atë”, tha ai. Micevski.