Ademi i’a plas në fytyrë Siljanovskës: A po ju pengojnë Bashkimi, Agimi, e Nazimi, siç ju pengon gjuha shqipe

Kuvendi i RMV-së ka vazhduar debatin edhe gjatë mbrëmjes lidhur me emërimin e zv.ministrave, të Qeverisë së re me në krye Dimitar Kovaçevski.

Deputetët e VMRO-së dhe ato të LSDM-së dhe partnerët e tjerë të koalicionit.

Deputetja, Gordana Siljanovska Dafkova duke folur për zv.ministrat morri disa shembuj nga rajoni. Ajo tha se numri i zv.ministrave duhet të caktohen me ligj, siç është në Slloveni.

“Duke pasur parasyshë se jemi shtet I varfër duhet të caktohet me ligj numri I zv.ministrave. Një nga shtetet më të pasura në botë, Zvicra, ka vetëm shtatë ministra dhe nuk ka zv.ministra sepse populli në referendum ka vendosur që shteti është i varfër për të paguar njerëz shtesë”, tha Dafkova.

Duke i replikuar Siljanovskës, deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi e pyeti deputeten e VMRO-së se a është kundër emrave të zv. Ministrave të BDI-së, njëjtë siç u pengon pranimi i materialeve në gjuhën shqipe.

“A ju pengojnë emrat, Bashkim, Agim, Nazim, kandidat të BDI-së për postet e zv. Ministrave njëjtë siç ju pengon fakti që po pranoni materiale në gjuhën shqipe në seanca e nëpër mbledhje të komisionit”, tha Ademi.