Hoxha: 80 mijë persona do të marrin pagë për 45 euro më të lartë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e fundit solli konkluzë për tërheqjen e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje nga procedura parlamentare dhe për miratim para deputetëve dorëzojë tekstin e ri të Propozim-ligjit në të cilin në nenin 6 është fshirë formulimi “mendimi negativ”, kështu njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

“Në mbledhjen e fundit Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagë minimale në përputhje me vendimet e Këshillit Ekonomik – Social. Me këto ndryshime me të cilat vlera më e ulët e pagës minimale duke filluar nga paga e marsit nuk mund të jetë më e ulët se 18.000 denarë. Në këtë kornizë ligjore janë vendosur dhe miratuar ndryshime për harmonizim të rregullt vjetor të pagës minimale 50% nga rritja vjetore e pagës mesatare dhe 50% nga rritja e shpenzimeve për jetesë, si dhe kriteri sipas të cilit lartësia e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare e publikuar sipas Entit Shtetëror për Statistikë”, tha Hoxha.

Sipas tij 80 mijë bashkëqytetarë, të punësuar në muajin prill do të marrin pagë e cila mesatarisht është më e lartë për 45 euro. “Kjo i konfirmon përpjekjet e Qeverisë për luftë me varfërinë dhe mbështetje të standardit jetësor të qytetarëve”, u shpreh Hoxha.