Propozim-ndryshimet për pagën minimale në rend dite të seancës kuvendore

Propozim ndryshimet e Ligjit për pagën minimale të cilat janë harmonizuar me vendimet e Këshillit ekonomik-social për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë, sot janë në rend dite të seancës së 62-të kuvendore.

Ky vendim ligjor sillet me procedurë të shkurtuar, ndërsa nëse sillet, në pajtim me marrëveshjen e KES-së, duhet të fillojë të zbatohet që nga marsi që do të thotë se në prill rreth 80.000 punëtorë do të marrin pagë të rritur minimale.

Sindikatat presin mbështetje njëzëri nga deputetët, ndërsa nga kryetari i Kuvendit kërkuan që përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë në seancë.

Të hënën në seancën e Këshillit ekonomik-social u arrit marrëveshja midis sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë. Kjo ishte kërkesa e sindikatës duke e pasur parasysh rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe krizës energjetike. Rritja e pagës minimale do të subvencionohet nga ana e shtetit i cili do ta paguajë pjesën për kontributet për çka nga Buxheti do të ndahen 16 milionë euro deri në fund të vitit.

Në seancën e sotme plenare si pika e shtatë është vendosur edhe propozimi i Levicës për ndryshime të Ligjit për pagën minimale me të cilën kërkohet vlera e pagës minimale të jetë 60 për qind nga paga mesatare.