Sot Kuvendi pritet të votojë pagën minimale

Sot në Kuvend në seancën e 62-të me rradhë do ketë 15 pika për propozim të ditës, dhe ndër tjerash pritet të kaloj ligji për rrogën mesatare 18000 den.

Rendi i ditës:
1. Propozim për emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës;
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Tarifë Doganore, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Nikolla Micevski, Aleksandar Nikollovski, Toni Jarevski, Lupço Prenxhov, Gjorgjija Sajkoski, Vllado Misajllovski, Zoran Kocevski, Beti Stamenkoska Trajkoska, Dragan Kovaçki, Bojan Stojanoski dhe Zhaklina Peshevska;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për duhan, prodhime nga duhani dhe prodhime të ngjashme, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Petar Ristevski, Zoranço Jovançev, Sillvana Angelevska, Ollga Llozanovska, Ane Llashkoska dhe Zllatko Penkov;
9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familje, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, i parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov;
12. Propozim-deklaratë për luftë kundër korrupsionit si prioritet strategjik i shtetit dhe i politikave shtetërore.
13. Propozim-ligj për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje.
14. Propozim-ligj për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor.
15. Propozim-ligj për kryerjen e punëve të kontabilitetit.