VMRO-DPMNE-ja do ta dërgojmë BDI-në në opozitë, Xhaferi u qeshet: Populli vendos për këtë!

Deputetë e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar me kritika ndaj pushtetit.

Ata deklaruan se janë pikërisht ata që do ta dërgojnë në opozitë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim.

“VMRO-DPMNE është partia që do të dërgojë në opozitë edhe BDI-në. Do t’i japë fund kësaj udhëheqësie destruktive”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai ka përmendur Tetovën ku humbi BDI dhe 800 kontratat me vepër që u publikuan ditë më parë nga Komuna e Tetovës.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ia ktheu duke qeshur:

“Mirë që tjetër kush vendos për këtë”, tha Xhaferi duke menduar për shkuarjen e BDI-së në opozitë.