Arifi: Kasami mendon se është ende në kampanjë zgjedhore

Ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në emisionin e mëngjesit, “Utrinski Brifing”,  ka folur rreth kontratave të publikuara nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ajo ka thënë se Kasami ende mendon se është në kampanjë zgjedhore.

“Ka pasur pagesa të ndryshme që u janë bërë personave fizik, nuk kanë qenë të gjithë të punësuar. Kjo është vetëm për të bërë një tregim, çdo qytetar dhe punonjës që ka punuar e ka kontribuar në komunë unë I qendroj prapa. Është e kundërligjshme të publikosh të dhëna personale, emra të personave. Kasami ka mbetur ne periudhen e kampanjës dhe ka dëshirë të udhëheqë dhe mendon se është ende në kampanjë”, tha Arifi.

Ndryshe, dit më parë kreu aktual hodhi akuza mbi ish kryetaren për punësimin dhe dhënjeien e pagave për mbi 800 punonjës në komunën e Tetovës.