Raport: Cilësia e debatit në Kuvend është vlerësuar me 5.4

-

Vlerësimi mesatar i cilësisë së debatit në Kuvend nga janari deri në korrik të vitit 2021 është 5,4, që tregon rënie të cilësisë së debatit në krahasim me periudhën janar-qershor të vitit 2021, ku cilësia e debatit ishte vlerësuar 5.6.

Këtë e tregon Raporti nga monitorimi i cilësisë së debatit në Kuvend (korrik – dhjetor 2021) nga autoret Vlora Reçica dhe Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq, ndërsa botues është Instituti i Demokracisë “Societas Civilis” – Shkup.

Gjatë kësaj periudhe, deputetët e opozitës ishin më aktivë në pjesëmarrjen në diskutime, duke marrë pjesë në 62 për qind të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e mazhorancës morën pjesë në 38 për qind. Në foltore më së shpeshti dhe më gjatë folën deputetët Bojan Stojanoski dhe Panço Minov. Në mesin e 10 deputeteve më aktive, pesë janë deputete: Gordana Siljanovska Davkova, Zhaklina Lazarevska, Marija Georgievska, Lidija Petkoska dhe Beti Stamenkoska Trajkoska, përkatësisht një deputete më shumë në krahasim me periudhën paraprake (janar – qershor 2021).

Vlen të përmendet, siç thuhet, se në këtë periudhë pjesëmarrja e grave në diskutim mbetet në masën 43 për qind, e njëjtë me periudhën janar-qershor 2021, që është pjesëmarrja më e lartë krahasuar me të gjitha periudhat e mëparshme të vëzhgimit.

Raporti vë në dukje një nivel të ngjashëm ndërveprimi dhe shkëmbimi të pikëpamjeve ndërmjet pjesëmarrësve në diskutim me periudhën e mëparshme të monitorimit (janar – qershor 2021). Gjatë periudhës së vëzhgimit është mbajtur vetëm një seancë me pyetje parlamentare, nga gjashtë të parapara në Rregulloren e Kuvendit.

Për sa i përket argumentimit të diskutimeve, përgjithësisht ka një përkeqësim, krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit (janar – qershor 2021). Në 52 për qind të diskutimeve të analizuara, pjesëmarrësit nuk kanë pasur argumente, ndërsa në 41 për qind të diskutimeve të analizuara kanë pasur një argumentim të dobët, përkatësisht folësit kanë ofruar një shpjegim të qëndrimeve të tyre që nuk mjafton për t’u konsideruar si argument i plotë. Një ose më shumë argumente janë vërejtur në 7 për qind të diskutimit.

Për sa i përket mënyrës sesi deputetët i përgjigjen argumenteve të drejtuara nga deputetët e tjerë, vëzhgimi vëren se vetëm në një për qind të fjalimeve të tyre deputetët i kanë trajtuar siç duhet argumentet, pra deputeti i është përgjigjur drejtpërdrejt argumenteve të dërguara më parë nga një pjesëmarrës tjetër në seancë. Në 21 për qind të diskutimit argumentet e deputetëve të tjerë u shpërfillën plotësisht. Në 42 për qind të rasteve nuk ka pasur argumente apo pyetje nga deputetë të tjerë, gjë që tregon një nivel të ulët diskutimi në përgjithësi.

“Në këtë periudhë raportuese, në diskutimet e monitoruara është vërejtur ndryshim qëndrimi te 9 deputetë për shkak të argumentimit më të mirë të bashkëbiseduesve për pikën e rendit të ditës. Duke pasur parasysh se në periudhat e mëparshme të vëzhgimit një sjellje e tillë ishte e rrallë, një rezultat i tillë tregon një rritje pozitive drejt transparencës për korrektësinë e argumenteve të palës tjetër”, thuhet në Raport.

Deputetët më shumë janë të interesuar të marrin në konsideratë personalitetin e bashkëbiseduesve sesa për argumentet e tyre. Në 10 për qind të fjalimeve, deputetët kanë shprehur respekt ose respekt të pjesshëm për argumentet e deputetëve të opsionit tjetër politik, ndërsa mosrespektim apo mosrespektim të pjesshëm të argumenteve është shprehur në 13 për qind të diskutimit. Respekti ose respekti i pjesshëm për personalitetin e tyre u shpreh në 22 për qind të diskutimit, ndërsa mosrespektimi ose mosrespektimi i pjesshëm u shpreh në 10 për qind të diskutimit.

Raporti konfirmon gjithashtu vëmendjen e ulët të vazhdueshme të deputetëve ndaj të drejtave të grupeve të margjinalizuara, gjatë të gjitha periudhave të monitorimit. U vu re se deputetët në pothuajse 86.8 për qind të diskutimeve të tyre, nuk trajtojnë të drejtat e grupeve të margjinalizuara, përveç rasteve kur diskutohet konkretisht për një ligj apo temë të caktuar në rend dite që lidhet me të drejtat e tyre.

Është e nevojshme, siç u tha, të rritet cilësia e debatit dhe niveli i argumentimit të fjalimeve të deputetëve në Kuvend, gjë që mund të arrihet me: rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të deputetëve për temat në diskutim, si dhe me përmirësimin e aftësive të tyre debatuese dhe oratorike. Në mënyrë që Kuvendi të përfshihet në procesin e Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (VNR), deputetët duhet të përdorin me kujdes dhe minimalisht procedurën e shkurtuar dhe procedurën e shqyrtimit të projektligjeve me flamur evropian.

“Është thelbësore që deputetët të rikualifikohen me profesionalizëm dhe të kuptojnë ndikimin e ligjeve në jetën e grupeve të ndryshme të qytetarëve, deputetët të përdorin në mënyrë proaktive mjete që janë në dispozicion për të forcuar kapacitetin për të rishikuar dhe debatuar rreth ligjeve, duke përfshirë trajnimin e ofruar nga Programi i Mbështetjes Parlamentare (PSP), dhe është thelbësore që Kuvendi të prezantojë një kalendar të seancave, i cili do t’i linte më shumë kohë për t’u përgatitur deputetëve për pikat e rendit të ditës”, citohet në Raport.

Roli mbikëqyrës i Kuvendit në periudhën korrik – dhjetor 2021 ka mbetur në plan të dytë. Gjatë kësaj periudhe është mbajtur vetëm një seancë e pyetjeve parlamentare, e cila ka kufizuar mundësinë e Kuvendit për kontroll dhe mbikëqyrje të ekzekutivit, ndërsa nuk është mbajtur asnjë seancë mbikëqyrëse.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...