Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe për mbrojtje dhe siguri.
Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive janë Raporti vjetor për punën e prokurorive publike për vitin 2020 dhe Raporti për realizim të Buxhetit gjyqësor për vitin 2020.
Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të debatojnë për propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Çështje të Brendshme dhe të Ligjit për Polici, të dyja në lexim të dytë.