Lideri aktual i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një paraqitje të fundit televizive, në emisionin “Win-win” në Telma Tv ka folur për të ardhmen e tij në parti.
E ka mohuar se po Ik nga përgjegjësia e humbjeve të vazhdueshme dhe ka dhënë arsye për largimin e tij.
“Nuk kam në plan të jem kryetar partie përjetë. – Në statutin e partisë thuhet se mund të jesh kryetar vetëm për dy mandate, pastaj largohesh” – tha Sela.