Shumë njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 5-vjeçarit Rayan Awram, i cili mbeti për katër ditë i ngujuar në një pus të thellë. Pavarësisht operacionet të madh të shpëtimit, ngjarja përfundoi me tragjedi.
Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt në një zonë malore në rajonin Chefchaouen të hënën, pak kilometra larg vendit të aksidentit, përderisa një imam po i lexonte lutjet e varrimit, shkruan The Guardian.
Djali i vogël kishte rënë në një bunar të thellë 32 metra por pa ujë të martën e javës së kaluar. Autoritetet nisën një operacion të madh të shpëtimit, duke e larguar dheun paralelisht me gropën e thellë e duke u kujdesur që të mos kishte rrëshqitje dheu.
Të shtunën në mbrëmje, njerëzit që po e përcillnin operacionin e shpëtimit lëshuar zëra gëzimi, kur punëtorët e larguan edhe pjesën e fundit të dheut për ta nxjerrë fëmijën, por gëzimi i tyre u kthye në mërzi, kur kabineti mbretëror njoftoi se djali është i vdekur.
Mbreti Mohamed VI i ka telefonuar prindërit e fëmijës për t’u shprehur ngushëllime.
Babai i Rayanit, Khaled Aourram, tha se ai ishte duke e përgatitur bunarin afër shtëpisë së tij, kur i biri ra në gropën e thellë.
Llogaritë e rrjeteve sociale në botën arabe ishin plot me mesazhe për përkrahje, pikëllim dhe vlerësim për punën e ekipeve të shpëtimit. Edhe qytetarët e Algjerisë fqinje e shprehën pikëllimin e tyre, përfshirë trajnerin e kombëtares algjeriane në futboll, Djamel Belmadi.