Dhjetë persona të akuzuar për prerje të pyjeve

Për 10 persona, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë për krime të vazhdueshme si shkatërrim të pyllit, vjedhje dhe mashtrim.

Gjatë viti 2017-2018 të akuzuarit kanë prerë një sasi të madhe druri nga pyjet i dikujt tjetër në fshatit Padalishtë. Në këtë mënyrë kanë shkatërruar pyjet, duke prerë ilegalisht 254 pemë ahu të cilat më pas i kanë shitur në Gostivar.

Me këtë të pandehurit kanë shkaktuar dëm material prej 724.500 denarë.

Një nga të akuzuarit ka kryer edhe mashtrim duke shitur drurin tek një  banor i Gostivarit, duke e mashtruar se drurët janë të prerë në mënyrë ilegale.