Grubi e realizoi premtimin e dhënë, problemi me kalimin hekurudhor në Llopat të Kumanovës u zgjidh

Kalimi hekurudhor në fshatin Llopat, në shtrirje Kumanovë-Shkup ka filluar të funksionoje, ka njoftur Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave. Ky kalim nuk ka funksionuar për shkak defektit në mjetet e ndalimit dhe sinjalizimit të komunikacionit rrugor për udhëtarët të cilët udhëtojnë me automjete.

Personi përgjegjës në Stacionin Hekurudhorë në Kumanovë ka theksuar se defektet e sinjalistikës dhe rampa janë zgjidhur dhe janë funksionale.

Ditë më parë zgjidhjen e këtij problemi e ka premtuar zv.kryeministri Artan Grubi, i cili tha se kishte qene i painformuar per kete problem deri ne momentin qe i’u prezantua nga gazetaret.

“Është hera e parë që e kam parë apo dëgjuar këtë. Ju premtoj se që sot do të merrem me këtë çështje”, tha zv.kryeministri Grubi, më 29 janar të këtij viti.