Kovaçevski kritikon kryetarët e komunave

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk është i kënaqur me punën e kryetarëve të komunave, sepse, siç deklaroi sot, premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, aspak nuk po realizohen.

“Kryesisht, pushtetin në vetëqeverisjet lokale e  fitoi opozita dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. Nga ajo që mund të shoh është se asgjë nuk po bëhet në komuna. Unë jetoj në qytetin e Shkupit ku shoh se premtimet që u dhanë gjatë fushatës aspak nuk po realizohen. E vetmja gjë që marrim nga kryetarët e komunave është kërkesa për ndihmë, ndërkaq nga ana tjetër nuk ekziston asnjë nismë prej tyre që të përfshihen në përballjen me krizën energjetike dhe ekonomike”, deklaroi Kovaçevski.  Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas krasitjes së vreshtave në Rosoman, Kovaçevski u dërgoi kritika kryetarëve të komunave të cilët gjatë krizës i bënë buxhetet në komuna në këtë rast të pa parashikuar programe për menaxhim e krizave.

“Krahas kësaj, kërkesat vijnë nga kryetarët e komunave të cilët vijnë nga partia e cila shohim se në vend që t’u ndihmojë qytetarëve, dje organizoi ngjarje tërëditore me incizimin e videove të shtrenjta dhe me organizimin e sallave të shtrenjta që prezantuan projekte nga të cilat një pjesë kanë filluar nga kryetarët  e LSDM-së, ndërsa pjesa tjetër janë totalisht inekzistente dhe do të thoja disa projekte teknologjike stelt të cilat askush nuk i sheh dhe askush nuk e sheh implementimin e tyre”, tha Kovaçevski