Deklarata albanofobe të Maksim Dimitrievskit kundër Bujar Osmanit

Kryekomunari i qytetit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski përkundër sfidave me problemet lokale ka vendosur të merret me politikën qendrore, respektivisht me politikën e jashtme të vendit. Dimitrievski shpreh hapur albanofobinë dhe tregon se pse nuk duhet të jetë një shqiptar MPJ në Maqedoninë e Veriut.

“A do të reagonte kështu Osmani, nëse në Bullgari do të jetonin shqiptarë e jo maqedonas. E këtu rrjedh përgjigjja pse ai nuk është i duhuri të jetë në këtë funksion”, ka thënë Dimitrievski për “Studio10” të televizionit “24”.

Se nuk është i duhuri, se është i huaj në këtë funksion, ditëve të fundit për Osmanin janë deklaruar Vlladimir Millçin, Sinisha Pekevski dhe një numër i madh i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.