Këshilltari i BDI-së, Fitor Jakupi: Dimitrievski po bën dallime në realizimin e projekteve, rrugët në lagjet shqiptare si në geto

16 shkurt – Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në kuvendin komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi për portalin Indeks-TV ka deklaruar se kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski po bën dallime në realizimin e projekteve.

Sipas tij, shumë më shumë projekte realizohen në lagjet maqedonase, sesa në ato shqiptare dhe se rrugët dhe infrastruktura te lagjet shqiptare është si në geto, transmeton Open-TV.

 

“Dy projekte në pjesën shqiptare ku përmendet fshati Rramali, fusha me tartan dhe kulmi i shkollës fillore komunale ‘Kongresi i Manastirit’ në fshatin Llopat, ku edhe sot e tutje është në buxhetin e këtij viti, dmth është prolonguar për asgjë dhe kurgjë nuk është vepruar. Dukshëm duket investimet nga pala maqedone, ndërsa nga pala shqiptare rrugët dhe infrastruktura është si në geto. Duket qartë se këtu ka një dallim të skajshëm. Investimet nëpër shkolla, nëpër infrastrukturë dhe të ndryshme, bëhen më shumë në pjesën e tyre, edhe kryetari pse ka pasur një mbështetje të faktorit shqiptar”, ka deklaruar Fitor Jakupi, këshilltar i BDI-së në Kumanovë për Indeks-TV, transmeton Open-TV.