Rruga në lagjen e lokes që bëri “lutje” për fitoren e Blerim Sejdiut, ja si e shpërblen kryetari i komunës

-

Fushata parazgjedhore, është periudhë në të cilën publikimi i çdo problemi me të cilën ballafaqohen qytetarët llogaritet se bëhet për të fituar pikë politike, e assesi nuk kuptohet si qasje serioze se dikush me të vërtete donë të kujdeset për qytetaret për të ofruar kushte më të mira ekonomike, sociale dhe infrastrukturore, që sadopak qytetarëve të ju mundësohen kushte më të mira për jetë.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit dhe marrjes së mandatit të kryetarit të komunës nga Blerim Sejdiu, ndër postimet e shumta që i thurte lavde vetes ishte edhe postimi si në vijim: “kam bërë shumë lutje që të fitosh”, ishin fjalët e Nënë lokes 95 vjeçare nga Dëbërca. Por kryetari Sejdiu si duket shpejt e harroi nënë loken për lutjet e bëra, gati një shekull jetë rruga e lagjes së lokes ta pasqyron kohen e Mesjetës edhe pse jemi në shekullin 21, që është turp i kohës të diskutohet për begatonim të rrugëve.
Në seancën e tretë – 3 të Këshillit komunal, ku pikë e rendit ditës ishte miratimi i programës për begatonim të rrugëve, në të cilën programë ishin paraparë 1000 m2 begatona për vitin 2022 për 18 vendbanime, si këshilltarë komunal dorëzuam kërkesë me shkrim që për vitin 2022, për fshatin Dëbërcë të ndahen 2000 m2 begatona. Përgjigja e kryetarit ishte: Nuk ka vendbanim që ka rrugë pa begatona, kemi shtruar rrugë e rrugë me begatona. Por fatkeqësisht gjendja nga tereni dëshmon të kundërtën.
Të nderuar, postimin nuk e bëj për të bërë politik, por nga obligimi shoqëror e moral, si banorë i fshatit Dëbërcë dhe banues në të njëjtën lagje, nga brejtja e ndërgjegjes dhe fundja dikush duhet te ju bëjë me dije institucioneve se në çfarë gjendje i kanë lënë qytetarët dhe se qytetarët kanë nevojë më së shumti pas zgjedhjeve, që premtimet e bëra në fushatë ti bëjnë realitet, jo të mbeten vetëm fjalë të bukura të fushatës parazgjedhore.
Uroj kryetari ti beson realitetit dhe tu qaset me seriozitet kërkesave dhe problemeve të qytetarëve.
Vëmendje: në të njëjtën gjendje janë edhe dy rrugica të tjera…

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...