Kuvendi vazhdoi deri më 30 prill gjendjen e krizës për energjinë e ngrohjes në Shkup

Gjendja e krizës në Shkup për shkak të mungesës së ngrohjes do të vazhdojë deri më 30 prill. Vendimi u votua mbrëmë në kuvend me 59 vota për dhe asnjë kundër. 

Qeveria, konkretisht Elektranat e Maqedonisë së Veriut, duhet të marrin obligimin për furnizim me ngrohje kundrejt BEG-së si furnizues në kushtet kur çmimi i energjisë është rritur për 40 për qind.

Ndryshe, më 21 janar të këtij viti, në seancën e pestë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, u vendos që Elektranat e Maqedonisë së Veriut të marrin udhëheqjen edhe të ngrohtores Shkup-Veri.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka transferuar 6 milionë euro në llogarinë e Sh.A. ESM që ta marrë menaxhimin, shpërndarjen, menaxhimin dhe prodhimin e energjisë termike për Qytetin  e Shkupit për tërë sezonin e ngrohjes nga bartësi momental i licencës BEG.