Guri i Zi i Mekës, siç nuk e keni parë kurrë më parë

Një agjenci e qeverisë Saudite, ka njoftuar se janë ekspozuar, për herë të parë, fotografi me rezolucion të lartë të gurit antik fetar, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Imazhet e al-Hajar al-Aswad, ose Guri i Zi, janë deri në 49 000 megapiksel në madhësi dhe u deshën më shumë se 50 orë për t’u fotografuar. Agjencitë inxhinierike të dy xhamive të shenjta realizuan 1050 foto të gurit, secila prej tyre 160 gigabajt. Guri u fotografua për shtatë orë, thanë autoritetet.