Taravari edhe zyrtarisht në agjendën e VMRO-DPMNE-së

-

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit është edhe zyrtarisht në Agjendën e partisë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE shkruan TetovaSot

Komisioni për kulturë pranë kësaj partie më datë 21 shkurt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizon një tribunë me titull “Gjuha amtare është identitet” në të cilin do të merr pjesë me ftesë speciale edhe Arben Taravari .
Në këtë tribunë do të jetë edhe vetë kreu i VMRO-së Hristian Mickovski.
Kjo ngjarje do të mbahet në Qendrën Kulturore në Gostivar në orën 12 të hënën.

Ndryshe VMRO-DPMNE vazhdon të ruajë raportet e shkëlqyera me ASH-në e veçanërisht me njeriun e dytë të kësaj partie z.Taravari.Këto raporte të tyre u mishëruan në zgjedhjet lokale ndërsa po vazhdojnë përmes formave të ndryshme edhe sot e kësaj dite siç është rasti edhe me ftesën për pjesëmarrje të sekretarit të ASH-së në një debat ku do të diskutohet për identitetin e gjuhës amtare.Tetovasot

Lajmet e fundit

Zyrtare, Julian Nagelsman trajner i ri i Gjermanisë

Julian Nagelsman do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares,...

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...
- Advertisement -

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...