Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 62-të me Propozim të ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në rend të ditës të kësaj seance në lexim të parë janë edhe Propozim ligji për rregullimin e statusit për objekte të ndërtuara pa leje, Propozim ligji për mbikëqyrje inspektuese në ambientin e jetesës dhe Propozim ligji për kryerjen e punëve kontabiliste.
Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Tarifë doganore, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për dhënien e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor dhe Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Kuvendi në senacë duhet të debatojë edhe për Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për duhan, prodhime nga duhani dhe prodhime të ngjashme, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Petar Ristevski, Zoranço Jovançev, Silvana Angelevska, Olga Lozanovska, Ane Lashkovska, Zllatko Penkov, dhe për Propozim të deklaratës për luftë kundër korrupsionit, si prioritet strategjik të shtetit dhe politikave shtetërore.