Një delegacion i Grupit Drejtues për Zhvillim Demokratik të Riksdagut suedez në Kuvend

Një delegacion i Grupit Drejtues për Zhvillim Demokratik të Rikdsdagut suedez sot është për vizitë punë në Kuvend.

Siç është paralajmëruar, është paraparë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Fjalime do të kenë Fadil Zendeli, kryetar i Grupit Drejtues dhe zëvendëskryetarja e dytë Llota Xhonson Fornavre nga Partia e Majtë, kryetare e Grupit Drejtues.

Sipas programit, do të diskutohet për rolin ligjvënës së parlamentit, ndërsa fjalim do të kenë kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, Dejan Dimitrievski dhe Zllatko Atanasov nga Instituti Parlamentar.

Në pjesën për “Marrëdhëniet me votuesit dhe shoqërinë civile”, do të kenë fjalim Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedoninë dhe Markus Viekel.

Për situatën aktuale politike në të dy parlamentet, do të diskutojnë Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Kerstin Lundgren nga Partia Qendra.