Petkov: Unë dhe Dimitari nuk do t’u nënshtrohemi provokimeve

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se askush nuk do të mund ta ndalojë atë dhe Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski, që të shënojnë progrese në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.

Për shumicën, sipas Kryeministrit bullgar Petkov, këto fjalë tingëllojnë se ëndërr, të tjerët organizojnë provokime që kjo të mos ndodhë, kurse të tretët nuk dëshirojnë stabilitet të Ballkanit.

“Unë dhe Dimitari besojmë se kjo është e mundshme dhe nuk do t’u nënshtrohemi provokimeve, por do të punojmë me ngulm që ta arrijmë këtë. Kurse dashakëqinjve mund t’u them se “nuk do të na ndalni’”, ka shkruar Petkov në FB.