“Gjuha shqipe”, Iseni: Inspektorati ka shqiptuar 26 vërejtje, mund të pasojnë edhe dënimet!

Që nga moment i licencimit të inspektorëve kemi filluar aktivitetin për kontrolle nëpër institucione dhe kemi lëshuar disa vërejtje. Kështu thotë në intervistën e tij, drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni.

Ai ka thënë se që nga momenti i licencimit, inspektorët kanë filluar inspektimet dhe njofton se deri më tani janë kryer 26 mbikëqyrje nëpër institucione.

“Inspektorët kanë dhënë vërejtje tek disa institucione tek të cilat kanë hasur shkelje dhe mos përdorim të ligjit të gjuhëve. Ato institucione janë, Ministria e Arsimit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria për Vetëqeverisje Lokale, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup, Agjencia për Rini dhe Sport”, tha mes tjerash Iseni i cili tha se ka edhe disa institucione tjera që nuk e respektojnë por edhe që e respektojnë ligjin.

Mes tyre që e respektojnë ligjin për gjuhë sipas Isenit janë, Ministria për Sistem Politik, KSHZ-ja, Komisioni Anti-Korrupsion.

Ai tregoi nëse është paraparë dënim për institucionet që nuk respektojnë ligjin për gjuhë.

“Ligji e parasheh që në fillim kur bëjmë inspektimin, nëse ka lëshime, u jepet vërejtje dhe inspektorët u caktojnë afat kohor për përmirësimin e vërejtjeve nëse institucionet në atë periudhë që inspektorët e kanë si afat për përmirësimin e lëshimit pason gjoba. Në bazë të ligjit, gjobat janë paraparë nga 4 mijë deri në 5 mijë euro dhe 30% i adresohet udhëheqësit të institucionit”, tha Iseni.

Thotë se me aktivizimin e inspektoratit ka institucione që janë aktivizuar dhe punojnë për përmirësimin e vërejtjeve të dhëna nga inspektorët.

“Institucionet që nuk e kanë respektuar, tash kanë filluar me respektimin e ligjit të gjuhëve. D.m.th ka ndikuar shumë pozitivisht mbikëqyrja e inspektorëve”, përfundoi Iseni.

Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, me ç’rast pati shumë vërejtje se nuk respektohet Ligi për Përdorimin e Gjuhëve, për çka u tha se Inspektorati duhet të jetë më këmbëngulës në mbikëqyrjen e institucioneve dhe të marrë masa adekuate ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin,