Taravari ndërron strategjinë: pasi s’arriti ta bëjë shumicën e re, tash rrëzimin e qeverisë e do përmes rrugës!

-

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa Qeveria nuk do as të dëgjojë për këtë. Por, Arben Taravari nga ASH ndërron taktikë dhe atë që s’arriti të bëjë shumicë parlamentare para do kohësh, dëshiron ta bëjë përmes protestave. Qëllimi i tij është në këtë mënyrë të rrëzojë qeverinë, e pastaj, bashkë me opozitën maqedonase, të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se ka strategji dhe se pas kongresit të partisë ata do të jenë më të ashpër në kërkesat për drejtësi.

“Kuptohet se do të dalim edhe në rrugë. Ne do ta mbajmë kongresin më 27 Mars. Kemi strategji si do të veprojmë si opozitë, do të jemi më të ashpër, më agresivë dhe do të kërkojmë drejtësi me çdo çmim.” – thotë Taravari.

Paralajmërimi për një gjë të tillë i sekretarit të përgjithshëm të ASH-së, Arben Taravari lë dyshime rreth strategjisë së veprimit të opozitës, e cila bazuar në të kaluarën e afërt mund të nënkuptojë edhe vazhdim të bashkëpunimit të afërt të Aleancës për Shqiptarët me subjektet opozitare maqedonase si VMRO DPMNE dhe Levica, të njohura për qëndrimet e tyre anti marrëveshjes së Ohrit, Prespës, marrëveshjes së fqinjësisë së mirë që nëse nuk respektohen dhe zbatohen rrezikojnë rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Mbetet të shihet se a do të vazhdojë Aleanca për Shqiptarët të jetë “argat” dhe bashkëpunëtor i subjekteve politike maqedonase për të arritur qëllimet që një subjekt duhet t’i arrijë përmes votës. Prandaj është për t’u parë edhe ky episod, ku në rolin kryesor duket se është prapë Taravari, ithtari më i madh në Alencën për Shqiptarët për një bashkëpunim të ngushtë me subjektet e sipërpërmendura.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...