Tensionet Rusi – Ukrainë rrisin çmimet e naftës

-

Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje ose çrregullime në furnizime.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi – çfarë është niveli më i lartë në shtatë vjet.

Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura.

Putin urdhëroi edhe vendosjen e trupave ruse atje.

Disa vende perëndimore kanë kërcënuar me sanksione kundër Rusisë, e cila është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës, pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesja kryesore në botë e gazit natyror.

Të martën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se vendi i tij ka pezulluar procesin e certifikimit të gazsjellësit të diskutueshëm Rrjedha e Veriut 2, i cili do ta sillte gazin direkt nga Rusia në Gjermani.

Në Londër, tregu i aksioneve u hap të martën për 1,4 për qind më i ulët, por e rimori veten në orët e mëvonshme.

Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën po ashtu më ulët dhe ngjashëm pritet të ndodhë edhe me bursat amerikane.

Lajmet e fundit

Zyrtare, Julian Nagelsman trajner i ri i Gjermanisë

Julian Nagelsman do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares,...

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...
- Advertisement -

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...