Bekteshi: Nuk do të ketë goditje çmimesh nga 1 marsi

Kufizimi i marzheve nuk do të çojë në çmime më të larta të disa produkteve ushqimore, sepse vlerësimet e marzheve, përveç produkteve, në elementë të tjerë janë aq të larta sa nuk besoj se pjesa e prodhimit në formimin e çmimeve do të rritet kaq shumë. . Nuk do të ketë goditje të re çmimesh nga 1 marsi, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë së bashku me institucionet e tjera kanë bërë një analizë të plotë në periudhën nga 1 dhjetori e deri më sot.

“Ne e analizojmë tregtinë dhe të gjithë zinxhirin dhe çmimet që formohen. Sa i përket të dhënave të mbledhura dhe me ndihmën e ekspertëve të jashtëm vendosëm që nga 1 marsi të ndryshojë mënyra e rregullimit të tregut të produkteve të caktuara”
tha Bekteshi.